Izraeli ndalon sulmet ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

Ushtria izraelite ka njoftuar përfundimin e operacioneve ushtarake kundër objektivave të Hezbollahut në jug të Libanit,  pas një serie sulmesh të kritikuara nga paqeruajtësit e OKB-së.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se kanë përfunduar sulmet ndaj njësisë elitare “Radwan” të Hezbollahut,  duke shënjestruar depot e armëve të ndërtuara,  sipas tyre,  në zona të banuara nga civilë. Para ndërhyrjes,  IDF-ja kishte paralajmëruar banorët të largoheshin nga pesë zona të caktuara në jug të vendit.

Presidenti libanez Joseph Aoun e cilësoi sulmet si një “krim flagrant” nga ana e Izraelit,  ndërsa burimet e sigurisë raportuan se zonat e prekura përfshinin fshatrat Taybeh,  Tir Dabba dhe Ayta al-Jabal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze:  Një person u plagos në Tayr Debba dhe një i vdekur dhe tetë të plagosur u raportuan në një sulm pranë qytetit port të Tiros.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar javët e fundit,  me Izraelin që kërkon çarmatimin e plotë të milicisë së mbështetur nga Irani. Edhe pse një armëpushim teknikisht është në fuqi që nga fundi i nëntorit 2024,  Izraeli akuzon Hezbollahun për riarmatosje dhe ka kryer sulme të vazhdueshme.

I dërguari amerikan Tom Barrack,  së bashku me zyrtarë izraelitë,  kanë paralajmëruar për masa shtesë nëse Hezbollahu nuk çarmatoset, duke shtuar presionin diplomatik dhe ushtarak në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?