Izraeli nis sulme ajrore në Gaza pas akuzave për shkelje të armëpushimit nga Hamasi
Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, pas akuzave për shkelje të përsëritura të marrëveshjes së armëpushimit. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sulmet u kryen të dielën, si përgjigje ndaj veprimeve të Hamasit që kishin nisur që nga e premtja.
Në një deklaratë zyrtare, IDF tha se trupat izraelite që po operonin në zonën e Rafahit – në jug të Gazës – u sulmuan me raketë antitank dhe armë zjarri.
“Terroristët qëlluan drejt trupave të IDF-së që po çmontonin infrastrukturën terroriste, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit. Në përgjigje, IDF ka nisur sulme për të eliminuar kërcënimin dhe për të çmontuar tunelet dhe strukturat ushtarake të përdorura për aktivitete terroriste.”
Sulmet izraelite janë shtrirë në zona të ndryshme të Gazës, përfshirë veriun dhe jugun e territorit.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ai ka udhëzuar ministrin e mbrojtjes dhe drejtuesit e tjerë të sigurisë që të “veprojnë me forcë” në reagim ndaj sulmeve të Hamasit.
KOHA JONË SONDAZH

