Izraeli nuk pranon vendimin e Hagës: Nuk e ndalim lu*tën!
Urdhëron ndalimin e akteve të gjenocidit në Gaza, por jo të luftës. Është ky vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit. Sipas vendimit, disa akte në luftën në Gaza mund të konsiderohen gjenocid.
Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu i bëhet thirrje që të marrë masa për të siguruar akses humanitar në Gaza. Por ky i fundit reagoi duke refuzuar vendimin e Hagës.
“Si çdo shtet tjetër, Izraeli ka një të drejtën e natyrshme për ta mbrojtur veten. Përpjekje e turpshme për t’ia mohuar Izraelit këtë të drejtë themelore është një diskriminimin flagrant kundër shtetit hebre, dhe ne sapo e refuzuam”, tha Netanjahu.
KOHA JONË SONDAZH

