Izraeli sulmon godinën e televizionit shtetëror të Iranit

Izraeli ka bombarduar televizionin shtetëror të Iranit. Ky sulm ka ardhur vetëm pak pasi ministri izraelit i Mbrojtjes tha se televizioni do të “zhdukej”.

Gjatë sulmit, u panë edhe mbetje që ranë në studio në transmetim direkt. Pak orë më parë, ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi për banorët e Teheranit që jetonin në atë zonë ku ndodhej edhe televizioni shtetëror.

Zona në fjalë, një nga 21 distriktet e Teheranit, është ndër më të pasurat dhe më të populluarat, ku ndodhen ndërtesa banimi dhe institucione shtetërore, përfshirë selinë e transmetuesit shtetëror Iranian, IRIB (Islamic Republic of Iran Broadcasting).

SHKARKO APP