Ja çfarë bën trafikantja e drogës për ti shpëtuar dënimit me vdekje

Për të mos marrë dënimin me vdekje një grua nga Vietnami ka planifikuar diçka të lehtë, por që kërkon një donator. Sipas ligjit vietnamez, gratë shtatzëna nuk mund të ekzekutohet.

Katër roje të burgut janë pezulluar për neglizhencë të detyrës  pasi një trafikante droge mbeti shtatzënë në një përpjekje për të shmangur dënimin me vdekje. Nguyen Thi Hue, 42 vjeçarja pritet të lindë në muajin prill, pasi në gusht 2015 ajo bleu nga një i burgosur mashkull në një burg verior të Vietnamit, spermën.

Hetuesit i pagoi të dënuari 27-vjeçar një shumë prej 2,200 $. Sipas ligjit vietnamez, gratë shtatzëna nuk mund të ekzekutohet në mënyrë të ligjshme, por dënohet vetëm me burgim të përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2007, një trafikante droge lindi pasi kishte marrëdhënie seksuale me një të burgosur. Ajo shmangu kështu dënimin me vdekje; por që dy oficerë korrektues u burgosën për lejimin e marrëdhënies.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Time/ Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?