Ja çfarë i propozon Greqia-BE-së për shlyerjen e borxhit
Qeveria Tsipras ka paraqitur dje një kërkesë të re drejtuar kreditorit më të madh të saj, FMN. Sipas Athinës, të gjitha këstet e detyrimit të muajit, ajo mund t’i paguajë më 30 qershor.
Sipas marrëveshjes në fuqi, një këst 310 mln euro duhet të paguhet sot, një këst 338 mln euro do të paguhej më datë 12 dhe i treti më datë 16, 564 mln euro.
Ndërsa kësti i fundit do të shlyhej më datë 19, me vlerë 338 mln euro. Greqia propozon shlyerjen e kësteve më datë 30, vlera 1.55 miliardë euro.