Ja dokumenti i ISIS për krijimin e shtetit në Siri e Irak
Një dokument rreth 25 faqesh i rrjedhur nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, tregon planet e kësaj organizate për të krijuar një shtet të mirëfilltë.
Manuali i brendshëm tregon se si grupi terrorist ka vendosur për ndërtimin e një shteti të plotë në Irak dhe në Siri, me departamente qeveritare, një thesar dhe një program ekonomik.
Dokumenti paraqet gjithashtu edhe planet për vendosjen e marrëdhënieve me jashtë, një operacion propagande si dhe kontrollin e centralizuar të naftës, gazit dhe pjesëve vitale të ekonomisë.
I shkruar me dorë vitin e kaluar, dokumenti thotë se ky shtet do të ndërtohet sipas parimeve të shtetit islam.
Së bashku me dokumentet e tjera të marra nga “The Guardian”, në dokument paraqitet mënyra se si do të ndërtohet shteti në çështje të zakonshme si shëndetësia, arsimi, tregtia, komunikimi dhe vendet e punës. Me pak fjalë, shkruan gazeta britanike, ata po ndërtojnë një shtet.
KOHA JONË SONDAZH

