Ja droga e terroristëve, i bën gjakftohtë e të pamëshirshëm

 

Në hotelin "Alfrotville" janë gjetur shiringa. Vëmendja kthehet tek ‘fenitilina’, një pilulë e përdorur edhe në Siri. Kushton nga 5-20 euro dhe trafiku i saj financon edhe ISIS-in. Gjetja e disa shiringave në vend-qëndrimet e xhihadistëve mund të konfirmojë dyshimin se terroristët kanë marrë drogë përpara se të godisnin kryeqytetin francez.

Kjo nuk është hera e parë. Nga autopsia e Seifeddine Rezgui, që më 28 qershor vrau 38 persona në plazhin tunizian, rezultoi se kishte përdorur këtë lloj droge ‘fenitilinë’. Kjo drogë, thuajse e panjohur në tregun perëndimor, është qendra e trafikut që lëviz miliona dollarë në Lindjen e Mesme.

Qendra e prodhimit të saj ishin laboratorët e klandestinëve në Luginën Bekaa në Liban, por me shpërthimin e luftës civile, trafikantët i zhvendosën laboratorët në afërsi të Sirisë.

Kjo lloj droge shitet për një çmim që shkon nga 5-20 euro pilula, nga të cilat fitohen miliona dollarë të ardhura, që përdoren për blerjen e armëve dhe eksplozivëve.

Numri i këtyre pilulave të sekuestruara në vitet e fundit ka pasur rritje të madhe. Vetëm në Jordani në vitin 2009 janë sekuestruar 29 milion të tilla. Një trend ky i konfirmuar edhe nga policia libaneze që në vitin 2013 ka sekuestruar 11 ton.

SHKARKO APP