Ja provat që Amerika s’po e lufton fare ISIS-in

 

Një dokument i “Council on Foreign Relations”, ose “think-­tank” i nivelit të lartë të formimit të elitave në SHBA, i cilësuar si “formimi i mendimit të politikës së jashtme amerikane”, hedh dritë mbi faktin se Amerika nuk po përpiqet vërtet për të luftuar ISIS.

Duke krahasuar sulmet që Amerika ka bërë në Siri mbi xhihadistët me vendet e tjera si Afganistani dhe Iraku bie në sy që ka një diferencë të madhe. Kundër ISIS, Pentagoni ka lëshuar mesatarisht 43 bomba në ditë ndërkohë që në Irak në vitin 2003 hidhte mesatarisht 1039 bomba në ditë, në Afganistan 230 bomba në ditë, në Kosovë 364 bomba në ditë, kurse në luftën e parë në Irak ka shkuar deri në 6163 bomba në ditë. Madje disa muaj më parë lindi një polemikë e madhe nga vetë pilotët amerikanë pasi sipas tyre ishin të kufizuar në sulmet ndaj ISIS, gjë që binte ndesh me rregullat.

Kur SHBA-­të e kanë seriozisht, forca e tyre është shkatërruese, ndërkohë që në Siri nuk ka treguar asgjë të tillë.

Ajo thjesht është kufizuar në disa sulme demonstrative. Kjo tregon që fitorja përfundimtare kundër ISIS nuk është ndër prioritetet e shtetit amerikan. Ndërkohë ai që do vërtet t’i mposhtë, rasti i Putin, tregon një ndryshim të madh në sulme. Kremlini ka organizuar sulme nga të gjitha drejtimet, duke dhënë prova të qarta se eleminimi i xhihadistëve është një prioritet i tyri. Amerika është kaq e përqendruar në rrëzimin e regjimit të Assad, sa që nuk shqetësohet se mund t’i falë terren ISIS­it në Siri apo në Irak. Ajo që mund të imagjinohet nëse xhihadistët do të zgjeronin shtrirjen e tyre, është shumë larg vlerave të demokracisë, lirise dhe të drejtës. Gjëra që Uashingtoni i mbron dhe promovon në pjesën tjetër të botës. Të kuptosh logjikën e Amerikës në veprimet në Siri është shumë e vështirë.

"Il Giornale"

SHKARKO APP