Ja pse vdekshmëria nga koronavirusi është e ulët në Gjermani
Gjermania kryen rreth 500,000 teste në lidhje me koronavirusin në javë, tha një virolog kryesor gjerman, duke shpjeguar shkallën e ulët të vdekshmërisë së Covid-19 në vend, krahasuar me vendet e tjera.
Edhe pse Gjermania, ka më shumë se 43,000 raste të infeksioneve të reja me koronavirus me të paktën 260 vdekje, ajo është shumë më e vogël në përqindje sesa në vendet e tjera ku sëmundja është përhapur.
“Arsyeja pse kemi kaq pak vdekje në Gjermani në krahasim me numrin e të infektuarve shpjegohet me faktin se ne bëjmë një sasi të madhe të testeve laboratorike”, tha Christian Drosten, virolog në Spitalin Charite të Berlinit.
“Por është ende një qetësi para stuhisë”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin.
Spahn konfirmoi që kapacitetet gjermane të testimit ishin mbi ato të vendeve të tjera, por vuri në dukje se testet duhet të përdoren në mënyrë selektive.
Ende është e nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit duke mbajtur distanca sociale pasi spitalet rrisin kapacitetin e tyre, paralajmëroi ai.