Ja raketat me të cilat u sulmuan bazat ushtarake, Iraku u njoftua për sulmin

Në twitter janë postuar fotot e dy raketave balistike që nuk kanë shpërthyer.  Ato kanë rënë në zonën e Hitan në jug të bazës ajrore të Al Asad dhe në perëndim të qytetit Hit.

Më përpara ushtria irakene informoi se ishin hedhur 22 raketa balistike nga të cilat 2 nuk kishin shpërtuar.

17 raketa kishin pasur si objektiv bazën ajrore në Al Asad.

Një zëdhënës i Gardës Revolucionare, Gjeneral brigade Ramezan Sharif tha se raketat kanë goditur 35 site në dy bazat ajrore të irakut.

Mësohet se Iraku ishte paralajmëruar në lidhje me sulmin që do të ndërmerrej gjatë natës

Kryeministri iraken Adel Adbul Mahdi tha se u ishte thënë që sulmi kishte si objektiv sitet ku ishin presente forcat amerikane  por pa i thënë specifikisht saktë vendin se ku do të sulmohej.

Në atë kohë Iraku kishte marrë një telefonatë nga SHBA se raketat kishin rënë në bazën ajrore të Al Asad, dhe në bazën ajrore Harir.

Nuk ka ende nje njoftim të qartë nëse nga sulmi ka pasur viktima.

SHKARKO APP