Japonia goditet nga tërmeti
Një tërmet i fuqishëm nënujor ka goditur Japoninë, ku lëkundjet e forta janë ndjerë një të gjithë Tokion.Me magnitudë 7.8 ballë, tërmeti kishte epiqendrën 874 km nga kryeqyteti japonez. Sipas informacioneve të mediave vendase, lëkundjet janë ndjerë në orën 18:30 sipas kohës lokale, duke tronditur ndërtesat e larta të Tokios për rreth një minutë. Edhe pse nuk ka dëmë në njerëz apo dëmë të rënda metriale, departamenti i zjarrëfikeses në Tokio ka marrë telefonata për lëndime në disa zona të Tokios. Si pasojë e tërmetit, për disa orë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike dhe gjithashtu disa trena kanë ndaluar për kontrolle sigurie, gjë e cila ka shkaktuar kaos te pasagjerët.
Japonia është një nga vendet më aktivitetin më të lartë sizmik në botë. Në mars të 2011, një tërmet masiv më magnitudë 9 shkaktoi 20.000 të vdekur në verilindje të vendit.