Japonia i kthehet stimujve fiskalë – 122 miliardë dollarë për të rimëkëmbur ekonominë

Kabineti i Japonisë ka miratuar një paketë të stimujve fiskalë prej 122 miliardë dollarë, për të mbështetur rritjen e ekonomisë së tretë më të madhe më botë, ndërkohë që politikëbërësit synojnë të mbajnë vrullin përtej lojërave olimpike të vitit 2020 në Tokio.

Paketa prej 122 miliardë dollarë pritet të nxisë Produktin e Brendshëm Bruto me 1.4% deri në vitin fiskal 2021 dhe vjen ndërkohë që qeveria po përpiqet të rimëkëmb ekonominë, ndërkohë që Bankës Qendrore po i mbarojnë mjetet e politikave.  Megjithatë, Tokio po përpiqet gjithashtu të balancojë nevojën për stimuj me përpjekjen për të ulur borxhin, që është dy herë më i madh se PBB.

Ekonomia e Japonisë nuk tregoi rritje në tremujorin e tretë, ndërkohë që ngadalësimi i aktivitetit në të gjithë botën goditi eksportet. Analistët thonë se stimujt fiskalë janë opsioni i duhur në këtë periudhë, për shkak se nuk ka ndonjë hapësirë për politika monetare. Sipas agjencisë së vlerësimit Moody’s, shpenzimet në infrastrukturë, edukim, trajnim për të rinjtë dhe ritrajnim për gjeneratën e vjetër që po qëndron më gjatë në fuqinë punëtore, do të ofronin një nxitje për ekonominë.

SCAN

SHKARKO APP