Japonia thyen pritshmëritë – Ekonomia zgjerohet më 1.8% në T2, 4 herë mbi parashikimet

Ekonomia japoneze u rrit me një hap bindshëm përtej pritshmërive gjatë periudhës Prill-Qershor, pra tremujorit të dytë të vitit, duke regjistruar kështu tremujorin e tretë me radhë në rritje. Rritja vjen si pasojë e konsumit të fortë privat si dhe investimeve të biznesit. Këta elementë kanë lënë në hije ngadalësimin që vjen si pasojë e eksporteve.

Të dhënat më të fundit i japin një lehtësim bankës qendrore në vend, që është nën presion për të ndjekur bankat e tjera qendrore në nivel global. Kështu, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me një hap prej 1.8% në terma vjetorë në tremujorin e dytë të vitit, duke kaluar ndjeshëm parashikimet që flisnin për një normë rritje në vetëm 0.4%.

Në tremujorin e parë rritja fiksohej në 2.8%, në terma vjetorë. Ekspertët në vend shprehen se nuk ka asnjë sinjal të qartë që të tregojë se lufta tregtare ka nxitur bizneset që të bllokojnë investimet. Konsumi privat, që është përgjegjës për 60% të ekonomisë së vendit, u rrit me 0.6% gjatë tremujorit të dytë të vitit, krahasuar me tremujorin paraardhës.

SHKARKO APP