Jashtë kontrollit situata në SHBA, 12 shtete mobilizojnë Gardën Kombëtare (FOTOT)
Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shtete të tjera kanë mobilizuar trupat e Gardës Kombëtare, ndërsa qytetet e tyre u përballën me një tjetër natë protestash të dhu.nshme të shkaktuara nga vde.kja e një afrikano-amerikan ndërsa ishte ndaluar nga policia.
Në Mineapolis, atje ku nisen protestat, policia dhe Garda Kombëtare u futën në qytet menjëherë pas orës 8 të pasdites. Ndalim-qarkullimi hyri në fuqi me qëllimin per te ndalur protestat. Punonjësit e zbatimit të ligjit përdorën gaz lotsjellës e plumba gome për të pastruar rrugët e qytetit.
Për katër ditë me radhë protestat që fillimisht nisën si paqësore degjeneruan në plaçkitje, zjarrvënie dhe forma të tjera dhune në qytetin e Mineapolisit, atë fqinj të Saint Paulit e në qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
“Ndodhemi nën sulm”, tha guvernatori demokrat Tim Walz, i cili garantoi se do të rendi “do të vendoset me gjithë fuqinë”. Guvernatori Walz tha se vendosja e gardës ishte e domosdoshme pasi sipas tij protestat po përdoresish nga persona që po kërkonin të krijonin kaos.
Në një koment më vete Prokurori i Përgjithshëm William Barr gjithashtu drejtoi gishtin ndaj atyre që i cilësoi si nxitës ekstremistë të protestave. Ai dhe zoti Walz bënë fajtor për situatën krahët e kundër ektremistë të politikës, por pa ofruar prova për të mbështetur pohimet e tyre.
Guvernatorët në të paktën 11 shtete të tjera, Xhorxhia, Kentaki, Ohajo, Uiskonsi, Kolorado, Jutah, Uashington, Kaliforni, Tenesi, Mizuri dhe Teksas, aktivizuan gjithashtu trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e protestave që në shumë zona janë kthyer në të dhunshme.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për Los Angelesin ku pati protesta të shtunën vonë dhe demonstruesit u vunë zjarrin disa objekteve.
Në Indianapolis pati të shtëna të shumta në qendër të qytetit të shtunën që shënoi dhe natën e dytë të protestave. Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Shefi i policisë Randal Taylor u bëri thirrje banorëve që nuk jetojnë në zonë të largohen pasi sic tha ai “qendra e qytetit nuk është e sigurt në këtë kohë”.
Gati 1.400 vetë u janë arrestuar në të gjithë vendin, sipas një njoftimi të “Associated Press” të shtunën. Ky numër ndoshta mund të jetë më i lartë pasi protestat vazhduan gjatë natës. Kryetarët e bashkive në disa qytete të SHBA kanë nxjerrë urdhra për ndalim qarkullimi gjatë natës pas akteve të dhunës që përfshinë qytetet e tyre, përfshirë Los Anxhelosin, Siatëllin, Atlantën, Denverin, Piladelfian, Portlandin, Oregonin dhe Kolumbian.
Ndërsa disa protesta kanë çuar në dhunë përfshirë zjarrvënie dhe plaçkitje në Mineapolis dhe Portland, të tjera kanë mbetur paqësore, si në Uilmington, Delauer dhe Grinvill.
Në New York, protestuesit dolën në rrugë, mbrëmjen e tretë me radhë duke qëndruar deri pak pas mesnate. Kryebashkiaku Bill de Blasio mbajti një konferencë shtypi në Bruklin, jo shumë larg nga vendi ku ishin mbledhur demonstruesit. Ai tha se numri i protestuesve që vazhdonin të ishin ende në rrugët e qytetit në atë orë numërohej në vetëm disa “qindra” dhe u bëri thirrje atyre të shkonin në shtëpi.
Nju Jorku nuk e ka aktivizuar Gardën Kombëtare dhe kryetari i bashkisë tha se departamenti i policisë së qytetit është “struktura e duhur” për të adresuar situatën sepse sic tha ai, ata e kuptojnë Nju Jorkun./VOA