Jeff Bezos dhuron 97.4 miliardë dollarë për të pastrehët
Jeff Bezos u vjen në ndihmë të pastrehëve.
Numri një i “Amazon” u ka dhënë 97.5 milionë dollarë 24 shoqatave të bamirësisë që u vijnë në ndihmë të pastrehëve.
Shuma është pjesë e fondit të bamirësisë “Day One” (Dita e Parë), me një vlerë totale prej 2 miliardë dollarësh.
“Donacionet do të mbështesin organizatat që punojnë për t’u ofruar një strehë familjeve që nuk kanë shtëpi, për t’i ndihmuar në këtë mënyrë të ecin me këmbët e tyre”, thotë Bezos.
Themeluesi i gjigantit të shitjeve online “Amazon” është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 137.6 miliardë dollarë.
Revista “Forbes”, e cila bën do vit klasifikimin e më të pasurve të planetit e rendit atë në krye të listës, i ndjekur nga Bill Gates dhe Warren Buffet.
KOHA JONË SONDAZH

