JEMEN – Qeveria pezullon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes

Delegacioni i qeverisë së Jemenit pezulloi sërish pjesëmarrjen në bisedimet e paqes në Kuvajt, duke akuzuar rebelët shiitë Houthis për mosrespektimin e angazhimeve. Kreu i delegacionit Abdel Malak al-Mekhlafi, ministri i Punëve të Jashtme sqaroi se rebelët kishin minuar parimet e bisedimeve, një muaj pas fillimit të diskutimeve, duke iu rikthyer pranimit të çështjeve themelore që u ranë dakort nën drejtimin e ndërmjetësuesit të OKB-së, Ismaïl Ould Ahmed Cheikh.

“I kërkova emisarit të OKB-së të bisedojë me rebelët për të mos humbur më tepër kohë, duke i orientuar drejt shqyrtimit të çështjeve kryesore përpara rinisjes së bisedimeve”, shtoi ai në platformën Twitter.

Sipas burimeve të afërta me negociatorët, bisedimet e parashikuara për sot u anuluan pas njoftimit të tërheqjes së delegacionit qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?