Jemeni përballet me urinë më të madhe në botë

Jemeni përballet me urinë më të madhe që ka parë bota në dekada nëse nuk rifillojnë dërgesat e ndihmave, paralajmëroi Mark Lowcook, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së për çështje humanitare.

Ai i bëri thirrje koalicionit që udhëheq Arabia Saudite, të heqë bllokadën e vendit. Të hënën, koalicioni ka mbyllur rrugë ajrore, tokësore dhe detare në Jemen, pasi rebelët Huthi kanë hedhur një raketë në drejtim të Riadit.

Raketa është goditur nga mbrojtja arabe. Lowcook tha se nëse bllokada nuk hiqet, do të ketë uri në Jemen “me miliona viktima”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i bëri këto komente pasi e njoftoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi çështjen, në një seancë me dyer të mbyllura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arabia Saudite tha se bllokada është e nevojshme për të penguar Iranin nga dërgimi i armëve për rebelët Huthi. Irani e mohon armatosjen e rebelëve, të cilët luftojnë koalicionin e udhëhequr nga Riadi qysh në vitin 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?