“Jemi fajtorë”, pas protestave masive Mitsotakis premton modernizim të sistemit të trenave
Protestat masive kanë detyruan kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis që të marrë përgjegjësi të plotë për tragjedinë e rëndë me trenat në Larisa.
“Rrjedhimisht unë marr përgjegjësi. Ne nuk mund dhe nuk duam të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Nëse projekti duplikues do të kishte përfunduar, do të kishte qenë praktikisht e pamundur që ky aksident të ndodhte”.
Ai u kërkoi ministrave të tij që të punojnë më shpejt për të modernizuar sistemin e transportit të vendit. Gjithashtu premtoi kompensim për të gjitha familjet e atyre që humbën jetën në përplasjen e trenave më 28 shkurt në Larisa.
“Jemi të gjithë fajtorë dhe duhet ta pranojmë këtë me guxim. Nga qeveritë dhe administratat që për vite shndërruan një projekt të rëndësishëm në një detyrë të pamundur për tu përfunduar, deri te esnafët që penguan çdo vlerësim të personelit të trenave”, u shpreh kryeministri grek.