Jep dorëheqjen pas një skandali zëvendës kryeministri bullgar

Zëvendëskryeministri bullgar, Valeri Simeonov, një nacionalist aleat i kryeministrit konservator, dha sot dorëheqjen pas disa javësh protestash nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilat u ndjenë të ofenduara nga deklaratat e tij, në një kontekst të tensioneve sociale.

”Jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të qeverisë bullgare”, deklaroi për median, Simeonov. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur nga ana e saj se dorëheqja u pranua nga kryeministri, konservatori Bojko Borisov.

Nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara u mobilizuan fillimisht për të kërkuar në parlamentin bullgar ndihmë më të mirë sociale. Ato protestonin çdo mbrëmje në Sofje prej disa javësh për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, pasi ky i fundit e kishte cilësuar absurde kauzën e tyre se po përdornin fëmijët dhe mashtronin shoqërinë për përfitime materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?