Jeta pas 4 viteve si President/Trump mes gjyqeve, perandorisë së bizneseve dhe deri tek golfi

Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse zgjedhjet presidenciale nuk i njohu. Mirëpo sot iku. Analistët e konsiderojnë atë një ish-president të paparashikueshëm. Çfarlë do të bëjë tashmë Donald Trump?

Ish-presidenti do të presë rezultatin e gjyqit për shkarkim në Senat, e më pas të mendojë për ambiciet politike. Ai mund të sfidojë Joe Biden pas 4 vitesh për një mandat të dytë. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara saktëson se asnjë person nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë si president, por nuk thotë asgjë nëse mandatet duhet të jenë radhazi.

Një tjetër opsion për 74-vjeçarin është që të kthehet në drejtim të ”perandorisë”. “New York Times” raporton se kompanitë e Trump duhet të kthejnë mbi 400 milionë dollarë borxhe në pak vite, ndërsa media tjetër “Forbes” bëri me dije se pandemia koronavirus i ka shkaktuar deri në 1 miliard dollarë humbje “xhepave” të manjatit amerikan. Kjo pasi shumica e bizneseve të tij janë në sektorin e hoteleri-turizmit. Nëse Trump zgjedh të shkojë në këtë drejtim, e pret një punë shumë e madhe.

74-vjeçari mund të vendosë të dalë në pension në heshtje, t’i kalojë ditët si filantrop, të rrisë bilancin e tij bankar në qarkun e folësve dhe të planifikonte bibliotekën e tij presidenciale, arkivat dhe muzetë e një presidenti dhe administratës së tij, që zakonisht bëhen në shtetin e tyre të lindjes. Dhe ai mund të kalonte çdo kohë të lirë duke pushuar dhe duke luajtur golf në Florida në resortin e tij Mar-a-Lago.

SHKARKO APP