Jo Shqipëria! Shteti që kalon në Eurozonë. Euro-ja kërcënohet nga…

BE-ja ka bërë fushatë që çdo shtet anëtar i bllokut, të nënshkruajë monedhën e përbashkët. Që prej votimit të Brexit, Brukseli ka shtyrë vendet që janë pjesë e bllokut, por që nuk përdorin euro-n të adoptojnë monedhën.

Por monedha euro po përballet me kërcënime nga një numër frontesh, duke përfshirë gjendjen e paqëndrueshme në Katalonjë dhe krizën e vazhdueshme të borxhit që ka çuar në vitet, papunësi në masë dhe masa shtrënguese në Greqi.

Presidenti i Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker ka shprehur dëshirën e tij për të parë Bullgarinë, të bëhet anëtare në eurozonë. Pas një takimi me Kryeministrin bullgar dje, Juncker tha: “Unë duhet të them hapur që Bullgaria është gati për anëtarësimin në euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe nëse Bullgaria aplikon, e mbështes këtë me gjithë zemër”. Z. Juncker tha se ai “admironte” ecurinë ekonomike të Bullgarisë dhe financat publike të shëndetshme, duke shtuar: “Borxhi publik ka arritur nivelin prej 29 përqind që është i shkëlqyeshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu bullgar tha se qeveria e tij ishte në bisedime me Bankën Qendrore Europiane dhe mund të fillonte rrugën për anëtarësimin në eurozonë “deri në fund të këtij viti”.

Megjithatë, kombi i Europës Lindore është një nga vendet më të varfra të BE-së dhe Eurokratët e kanë veçuar më parë se duhet marrë me urgjencë “korrupsionin e një niveli të lartë dhe krimin e organizuar”.

Udhëheqësit e BE-së po ofrojnë stimuj për qeveritë e vendeve të BE-së që nuk përdorin monedhën euro, kjo si një formë e ndihmës “para anëtarësimit”.

Danimarka ka një përjashtim të përhershëm si pjesë e marrëveshjes së anëtarësimit, por anëtarët e tjerë të BE-së që nuk kanë pranuar euron janë: Suedia, Hungaria, Bullgaria, Kroacia, Rumania, Republika Çeke dhe Polonia.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?