Johnson bisedon me Vuçiqin në Bruksel
Ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Johnson është takuar sot ne Bruksel me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Lajmin për këtë takim në Twitter e ka bërë të ditur kryeministri serb Vuçiq. Nuk ka informacione për çfarë është biseduar ne këtë rast. Mediat serbe Johnson e kanë trajtuar si mik të Serbisë.
Johnson sot ka pasur një takimi me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian. Ai, para takimit, pati thënë se edhe pse Britania e Madhe nuk do të jetë anëtare e BE-së, dëshiron të ketë rol udhëheqës në Evropë. Kryetari i Qeverisë serbe sot në Bruksel është takuar edhe sekretarin amerikan të Shteti John Kerry.
KOHA JONË SONDAZH

