Johnson: Britania s’i braktis miqtë e saj europianë

Edhe pse Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja, ajo nuk do të largohet nga Europa dhe nuk do të “braktisë” miqtë e saj. Këtë e ka bërë Sekretari i ri i Jashtëm britanik i ndodhur në Bruksel.

Boris Johnson tha se të gjithë vendet e BE-së kanë nevojë për një “përgjigje të koordinuar” ndaj terrorizmit pas sulmit të fundit me kamion në Nice të Francës. Ish-kryebashkiaku i Londrës, euroskeptik, ka bërë të ditur gjithashtu se dëshiron të shohë “përmbajtje dhe maturi nga të gjitha palët” në Turqi, pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti.

Kryediplomati britanik Johnson pritet të takohet me homologët e tij të vendeve të BE-së, por edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë mbi sulmin vdekjeprurës në Nice dhe mbi puçin e dështuar në Turqi, por kanë theksuar se nuk do të kenë diskutime formale mbi daljen e Britanisë nga BE-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëtimi i Johnsonit në këto bisedime është shtyrë, pasi avioni me të cilin ai udhëtonte ka bërë një ulje emergjente. Kjo bëri që diplomati britanik i sapoemëruar në kabinetin e kryeministres Theresa May ka humbur darkën informale me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pasditen e ditës së djeshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi i shefave të diplomacisë vjen pas deklaratës së Sekretarit britanik për çështjen “Brexit”, David Davis, tha se emigrantëve të BE-së që vijnë në Britani nuk do t’u jepet e drejta për të qëndruar në ishull. Madje, ai shtoi se mund të vendoset edhe një bllokadë, nëse shihet një fluks i rritur i mbërritjeve të reja, megjithatë çdo masë do të merret në përputhshmëri të plotë me ligjet e BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?