FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Johnson i kërkon Putinit të ndihmojë vendet më të varfra të botës

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ftoi presidentin rus, Vladimir Putin, që të marrë pjesë në një samit për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Britania e Madhe do të presë takimin virtual udhëheqësve botërorë muajin e ardhshëm, shkruan BBC.

Në një bisedë telefonike, Johnson kërkoi nga Putini që të bashkohet “për të ndihmuar forcimin e sistemeve shëndetësore dhe trajtimin e koronavirusit në disa nga vendet më të varfra të botës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konferenca, e paralajmëruar muajin e kaluar, synon të bashkojë udhëheqës botërorë, donatorë dhe prodhues të vaksinave.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Johnson dhe Putin u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të punës së bashku dhe me vendet e tjera, për mposhtjen e sëmundjes”, tha përmes një deklarate qeveria britanike.

Britania e Madhe ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë, 30,615.

Ndërsa Rusia ka shënuar ditën e gjashtë rradhazi me mbi 10,000 raste të reja me Covid-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?