Johnson i refuzon Skocisë referendumin e dytë të pavarësisë: Skocezët votuan me vendosmëri në 2014
Kryeministri britanik, Boris Johnson i është përgjigjur negativisht kërkesës së kryeministres skoceze, Nicola Sturgeon për një referendum të dytë.
Johnson thekson në letrën zyrtare se Skocia dha një premtim në 2014 dhe skocezët votuan masivisht për të mbajtur Britaninë e Madhe të bashkuar.
Nicola Surgeon i kërkoi më 19 dhjetor Johnson që parlamenti britanik t’i japë fuqinë dhe të dretën parlamentit skocez për të zhvilluar një referendum të dytë pavarësie. Johnson thotë se skocezëve iu bë një premtim dhe ai nuk do e thyejë këtë premtim.
‘Është koha që të punojmë së bashkë dhe ta rikthejmë Britaninë e Madhe të bashkuar’- përfundon Johnson në letër. Kurse në statusin në Tweeter shkruan:
”Sot i kam shkruar Nicola Sturgeon. Populli Skocez votoi me vendosmëri për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar, së bashku, një rezultat të cilin Qeveria Skoceze dhe ajo e Anglisë u përkushtuan ta respektojnë. Le ta bëjmë vitin 2020 një vit rritje dhe mundësi për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.