Johnson plan për 100 ditët e para

Konservatorët britanikë shpresojnë për një tjetër mandat qeverisës në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Boris Xhonson ka zbuluar programin e 100 ditëve të para me fokus Breksitin dhe 7 prioritete të tjera. Ai vazhdon të ruajë avantazhin me 10 pikë përballë opozitarëve laburistë.

Kryeministri, Boris Xhonson, ka prezantuar planin e 100 ditëve të para në qeveri nëse fiton zgjedhjet e parakohshme që mbahen javën e ardhshme.

Xhonson tha se fokusi i tij do të jetë realizimi i Breksitit në fund të janarit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prioritete të tjera do të jenë rritja e pragut të sigurimeve shoqërore, ulja e taksave për shtresat me të ardhura të pakta, rritja e buxheteve të mbrojtjes, diplomacisë, shëndetësisë dhe arsimit, përmirësimi i shërbimeve celulare në zonat rurale dhe prezantimi i një sistemi të pikëzuar për emigrantët, që rrit kontributet e tyre për shërbimin shëndetësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ta kemi absolutisht të qartë. Ky është moment historik për ne. Popullit britanik i ka mbetur 7 ditë që të zgjedhë mes një qeverie mazhoritare ose një tjetër parlamenti të paralizuar,” deklaroi Xhonson.

Opozitarët i kanë quajtur fantazi premtimet elektorale të konservatorëve.

Laburistët e Xheremi Korbinit thonë se nëse Xhonson rivjen në pushtet, sektorët si shëndetësia rrezikojnë të privatizohen.

Në manifestin e tyre, theksi vihet te shtetëzimi i shërbimeve bazë, pagat më të larta në shtet, shpenzimet në infrastrukturë dhe shëndetësi, dhe adresimi i emigracionit dhe ndryshimeve klimatike.

Sondazhet e fundit vënë konservatorët me 10 pikë avantazh para laburistëve, edhe pse 21 për qind e të intervistuarve thonë se mund të ndërrojnë mendim në datën 12 dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?