Juncker ngre dyshime mbi mandatin presidencial të Rumanisë në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka shprehur dyshimet mbi aftësinë e Rumanisë për të marrë mandatin presidencial të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, që ndryshohet cdo gjashtë muaj.

Juncker është cituar më 29 dhjetor në mediat gjermane duke thënë se Rumania është “teknikisht e përgatitur mirë”.

“Por, besoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar se cfarë do të thotë të udhëheqësh shtetet e BE-së”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rumania do të udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 janari, për herë të parë që nga anëtarësimi në vitin 2007 në bllok.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juncker shtoi se presidenca e Bashkimit Evropian “kërkon vullnet për të dëgjuar të tjerët. Kam dyshime mbi këtë”.

Ai po ashtu, vuri në dyshim kapacitetin e shtetit për të mbajtur unitetin, për shkak të problemeve të brendshme politike.
“Duhet të ketë unitet në shtëpi për të fuqizuar unitetin në Evropë gjatë mandatit”, tha Juncker, shkruan rel.

Në nëntor, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm për të përmbushur këtë detyrë.

Ai iu referua një situate ku përfshihet lideri i Partisë Social Demokrate, Liviu Dragnea, i cili e pati të pamundur të zgjedhet kryeministër për shkak të akuzave për mashtrim në zgjedhje.
“Ne jemi të përgatitur dhe besoj se mund t’ja dalim”, tha Iohannis më 21 dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?