
Mbi 21 mijë viktima dhe mbi 208 mijë të prekur, duket se në Spanjë drita jeshile këtë herë është për fëmijët. Pas 6 javëve në izolim, Spanja do të lejojë fëmijët të shëtisin, duke filluar nga dita e diel. Kryeministri Pedro Sanchez, tha se fëmijët do të lejoheshin vetëm në vende të kufizuara dhe gjithmonë nën shoqërinë e prindërve. Vendimi i parë u shoqërua me protesta. Tenxheret dhe tiganët nisën të përplaseshin në dritare dhe ballkone mbrëmjen e së martës. Të shumtë ishin edhe politikanët, por edhe ekspertë të shëndetësisë që kritikuan masat e së martës dhe kjo bëri që qeveria të reagojë brenda pak orësh.