FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ka edhe kështu…​festuan Vitin e Ri në mesditë që të mos rrinin zgjuar natën

Në një fshat të vogël në Spanjë, banorët e filluan dekadën e re të martën në mesditë. A mos ora ecën më shpejt në Villar de Corneja sesa në Bilbao apo Barcelonë?

Jo, problemi qëndron se në këtë fshat ka vetëm 30 persona, shumica e të cilëve mbi 80 vjeç. Qytetarët e moshuar thjesht nuk donin të qëndronin zgjuar deri në mesnatë dhe për këtë arsye vendosën ta festonin ndërrimin e viteve 12 orë më parë.

Villar de Corneja, si shumë komunitete të tjera në Spanjë, ka vuajtur nga eksodi rural për dekada të tëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë kanë ikur në zona metropolitane dhe niveli i lindjeve po bie. Villar de Corneja kishte disa qindra banorë në vitet ’50.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?