Ka një datë për zhdukjen e Tokës, shkencëtarët flasin me fakte

Një grup shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), Universiteti i Harvardit, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltech) dhe qendra të tjera studimore kanë zbuluar sesi do të jetë fundi i planetit Tokë. Edhe pse është e vërtetë që dihej se dritës së Diellit do t’i vinte fundi dhe bashkë me të edhe pjesës tjetër të jetës në sistemin diellor, ekspertët tashmë kanë një ide se si do jetë ky proces.

Kjo sepse tashmë kjo gjë ka ndodhur. Jo në sistemin diellor, por në Rrugën e Qumështit, rreth 12 000 vite dritë larg. Shkencëtarët kishin ndjekur prej kohësh procesin e një ylli që tashmë po hynte në fazën e fundit të jetës së tij: po bëhej më i madh dhe më i kuq në ngjyrë.

“Ne po shikojmë të ardhmen e Tokës”, tha një nga autorët e studimit, Dr. Kishalay De, nga MIT, në deklaratat për gazetën britanike “The Telegraph”. Dhe kjo do të ndodhë me yllin rreth të cilit rrotullohet, Diellin.

Fundi nuk do të jetë i afërt, pasi do të ndodhë pas pesë miliardë vjetësh, kur ylli të digjet dhe të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë planetët që rrotullohen rreth tij. “Nëse ndonjë qytetërim tjetër do të na shikonte nga 10 000 vite dritë larg ndërsa Dielli përfshin Tokën, ata do ta shihnin diellin të shkëlqejë papritur ndërsa nxjerr një material, pastaj formon pluhur rreth tij”.

SHKARKO APP