Kallashnikovi i ri, arma sekrete e rusëve (VIDEO)

Kompania ruse e prodhimit të automatikëve “Kallashnikov” ka hedhur në qarkullim një model të ri. Bëhet fjalë për AK-400. Arma e re është një prodhim ekskluziv për rojet presidenciale të Presidentit Vladimir Putin, si dhe për një pjesë të forcave speciale.

Arma është e përshtatshme për luftime në fushë-beteje, si dhe për shkak të kondakut të saj që mund të shkurtohet përdoret dhe në luftë urbane.

Modeli i ri u prezantua në muajin janar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Fillimisht do të përdoret vetëm nga garda ruse dhe më pas do të hyjë në përdorim në sektorët elitë të ushtrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automatiku është i gjatë 94 centimetra dhe peshon 3 kilogramë. Arma mund të pajiset me të gjithë aksesorët, si hedhëse granatash, dylbi snajperi, thikë etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7dym1b4RB8M” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?