Kamala Harris apo Donald Trump si president? Ja si ndahet mbështetja në shtetet kyçe në Amerikë

Sipas një sondazhi të ri, kandidatja e demokratëve, zv/presidentja amerikane Kamala Harris po kryeson ndaj Donald Trump në pesë shtete, që konsiderohen si kyçe për zgjedhjen e Presidentit në zgjedhjet e nëntorit. Në maj të vitit 2024, Trump kryesonte ndaj Biden në gjashtë prej shteteve.

Raporti tregon se Harris është dy pikë përpara Trump në përgjithësi në të shtatë shtetet, me 46 për qind ndaj 44 për qind të Trump, ndërsa ajo është dy pikë përpara në Karolinën e Veriut dhe Miçigan, 4 pikë përpara në Arizona dhe 5 pikë përpara në Pensilvani dhe Wisconsi. Në Nevada, Trump është 5 pikë përpara, ndërsa në Xhorxhia janë të barabartë.

Në të shtatë shtetet, Harris ka reduktuar marzhet e Trump nga maji 2024. Lëkundje më e madhe është në Karolinën e Veriut, ku Harris ka fshirë avantazhin prej 8 pikësh të Trump dhe tani është 2 pikë përpara, me 46 për qind ndaj 44 për qind të Trump. Harris gjithashtu ka ulur epërsinë e Trump në Nevada me 3 pikë.

Ndërkohë, në përballjen kokë më kokë, Harris është 1 pikë përpara Trump në përgjithësi, ndërsa ajo është midis një dhe tre pikë përpara në secilin shtet përveç Nevadës, ku Trump është tre pikë përpara, megjithëse Harris e ka ngushtuar diferencën, nga 6 pikë që ishte në maj. Në Xhorxhia, Harris dhe Trump janë të barabartë me 48 për qind secili. Në maj, Trump kryesonte midis 1 dhe 9 pikësh në çdo shtet të fushëbetejës në një formacion kokë më kokë, përveç Wisconsin ku ishin të barabartë.

Sipas raportit, 56 për qind e votuesve shtetërorë të fushëbetejës thonë se Harris përfaqëson një shans për të “kthyer faqen e epokës Trump/Biden” dhe 59 për qind e shohin atë si një “gjeneratë të re të lidershipit”, pavarësisht se është nënpresidentja në detyrë. “Suksesi i Harris në mbylljen e hendekut është nxitur nga konsolidimi i bazës Demokratike dhe rritja e mbështetjes midis votuesve të pavarur”, vlerësohet nga ekspertët.

Mes votuesve të pavarur, Harris kryeson ndaj Trump (48 për qind me 40 për qind në përballjen kokë më kokë). Trump vazhdon të mbajë një avantazh ndaj Harris për çështje si kufiri dhe imigracioni, për të cilat ai është 14 pikë përpara se Harris, marrja nën kontroll e inflacionit dhe kostos së jetesës, për të cilat ai është 6 pikë përpara dhe luftën ndaj krimit dhe dhunën, për të cilat ai është 4 pikë përpara, tregon anketa.

SHKARKO APP