Kamala Harris fiton betejën e parë kundër Trump, mblodhi 170 mln dollarë më shumë donacione në korrik
Edhe pse ende jo e zyrtarizuar si kandidatja e demokratëve për Presidente e SHBA-së, Kamala Harris ka arritur të mbledhë 310 milionë dollarë në korrik, shifër kjo dy herë më e lartë se shuma totale e mbledhur nga rivali i saj Donald Trump. Shumica e fondeve të mbledhura për fushatën i përkasin kohës pasi zëvendëspresidentja hyri në garë, pra pas dorëheqjes së Joe Biden.
Teksa financimi luan një rol të rëndësishëm në fushatat zgjedhore në SHBA, me shuma shpesh astronomike, kandidatja e re e demokratëve mblodhi 200 milionë dollarë në më pak se një javë pas tërheqjes së Joe Biden më 21 korrik.
Ekipi i Donald Trump tha në një deklaratë për shtyp të enjten se arritën të mbledhin 138.7 milionë dollarë në korrik, e cilësuar një shifër e ulët duke marrë parasysh se është mbledhur në muajin që ish-Presidenti i mbijetoi një atentati. Shumat marramendëse të fushatave zgjedhore në SHBA shpenzohen kryesisht në spote reklamuese shumë të shtrenjta që paraqesin historikun dhe premtimet e kandidatëve.