Kamerat filmojnë gjithçka, moderatori pëson atak në zemër gjatë transmetimit direkt
Një moderator në Turqi, që vuante nga zemra, ka pësuar atak në zemër gjatë transmetimit direkt.
Moderatori, Sukru Oytan ra në tokë pa ndjenja gjatë emisionit vetëm 10 ditë pasi mjekët i kishin vendosur një stimulues kardiak.
Oytan ishte diagnostikuar kohët e fundit me aritmi, një gjendje ku rrahjet e zemrës janë të ngadalta ose të parregullta.
Duke e konsideruar veten si të shëndetshëm mjaftueshëm për të punuar, ai u rikthye në punën e tij në një kanal televiziv lokal në krahinën Eskisehir të Turqisë.
Por, ndërsa komentonte ndeshjen Eskisehirspor-Umraniyespor, ai filloi të ndihej keq dhe ra me fytyrë në tryezën që kishte përpara. Vetëm pak sekonda më vonë, Oytan rrëzohet në tokë.
Në një deklaratë, kanali televiziv konfirmoi se Sukru Oytan kishte pësuar një sulm në zemër gjatë transmetimit, vetëm disa ditë pasi kishte vendosur një stimulues kardiak për shkak të aritmisë.
Një zëdhënës tha:
Ai u dërgua menjëherë në spital. Mjekët raportuan se gjendja e tij është e qëndrueshme. Ne shprehim dëshirat tona më të mira për Oytan dhe familjen e tij.”
KOHA JONË SONDAZH

