Kamioni humb kontrollin dhe merr përpara makinat, 14 të vdekur

Së paku 14 persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident zinxhir të ndodhur në një autostradë në veriperëndim të Kinës.

Aksidenti i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të shtune, nga një kamion i madh.

Mjeti humbi kontrollin, ku në tentativë për të frenuar mori përpara një sërë makinash të cilat ishin njëra pas tjetrës në provincën e Gansu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më konkretisht, krahas kamionit në aksident u përfshinë edhe 31 mjete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fotografi, mund të shihni pamjet e automjeteve të shkatërruara të gjitha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?