Kampi ku stërviten luftëtarët e ISIS (VIDEO)
Terroristët dinë ku jemi ne por asnjë ne nuk kemi parë si ata jetojnë ose stërviten. Së fundmi është zbuluar një kamp sekret i terroristëve të Shtetit Islamik në provincën Anbar.
Lajmin e ka bërë të ditur media ruse ‘Sputnik’, e cila shkruan se kampi ishte fshehur në mënyrë perfekte për të mos u zbuluar.
Kampi që ka shumë tunele të nëndheshme, është përdorur për të trajnuar forcat elitare të ISIS.
Autoritetet thanë gjithashtu se në këtë kamp sekret të terroristëve janë trajnuar luftëtarë për të luftuar forcat e armatosura irakene në Falluxha dhe qytete të tjera të çliruara të provincës Anbar.
Gjatë kontrolleve, u zbuluan armë, objekte trajnimi dhe pajisje të tjera.

KOHA JONË SONDAZH

