Kancelarja Merkel: Rikthimi i refugjatëve në Siri duhet të koordinohet me OKB-në

LIBAN- Rikthimi i refugjatëve sirianë në vendin e tyre mund të bëhet vetëm duke u koordinuar me OKB-në, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj dy ditore në Liban ku kjo çështje është në zemër të shqetësimeve të këtij vendi.

Ky vend i vogël me katër milionë banorë, fqinjë i Sirisë që është në luftë, pret numrin më të lartë të refugjatëve në botë në raport me popullsinë e tij.

“Ne duam të kontribuojmë në një zgjidhje politike në Siri që mundëson një rikthim të refugjatëve”, deklaroi Merkel gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me kryeministrin libanez, Saad Hariri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I konfirmova përgjegjësve libanezë se rikthimi mund të bëhet vetëm në kuadër të bisedimeve dhe të një marrëveshje me organizatat e OKB-së”, theksoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?