”Kanë ardhur 148 forca speciale”, ministri i Mbrojtjes: Rusia ka kampe stërvitore në këtë shtet të Ballkanit
Bosnje-Hercegovina ka pretenduar se ka raporte të inteligjencës për njësi paraushtarake ruse që stërvisin njerëz në Republikën Srpska. 148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS në Bosnjë-Hercegovinë.
Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale.
Kjo histori është pretenduar dhe rihapur në Bosnjë-Hercegovinë nga ministri i Mbrojtjes Zukan Helez. Ai pretendoi se ata janë anëtarë të ushtrive nga vende të ndryshme të pranishme në Bosnje-Hercegovinë.