Kaos në aeroportet britanike, kërkohet dorëheqja e shefit të kontrollit ajror

Qindra pasagjerë në Britani dhe Irlandë u përballën të hënën me vonesa dhe anulime fluturimesh, pas një defekti teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror.

NATS, operatori britanik i kontrollit ajror, njoftoi se problemi në qendrën e tij në Prestwick të Skocisë u shkaktua nga një defekt në rrjetin e lidhjes së sistemeve. Sipas kompanisë, incidenti nuk kishte lidhje me problemin teknik të ndodhur në fillim të shtatorit.

Defekti u zgjidh rreth orës 11:00, por vonesat vijuan për shkak të efektit zinxhir në aeroportet e Edinburgut, Glasgout, Newcastle, Manchesterit, Birminghamit, Belfastit, Londrës dhe Dublinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

NATS kërkoi ndjesë për shqetësimin, ndërsa aeroportet u bënë thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas incidentit, Ryanair kërkoi dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të NATS, Martin Rolfe, duke kritikuar ndërprerjet e përsëritura dhe sistemet rezervë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?