Kaos në Strasburg, 20 të plagosur. Dy tramvaje përplasen “kokë më kokë”
Dy tramvaje janë përplasur “kokë më kokë” në Strasburg të Francës, duke lënë të plagosur 20 persona. Prefektura Bas-Rhin ka konfirmuar numrin e të lënduarve në aksidentin e ndodhur pasdite. Dy tramvajet u përplasën në tunelin që të çon në stacionin e qytetit, saktësohet në njoftimin e prefekturës. Sipas drejtuesve të Compagnie des Transports Strasbourgeois, dy drejtuesit e tramvajit nuk janë lënduar fizikisht, por kanë mbetur shumë të tronditur. Një hetim do të nisë për kryerjen e një analize nga teknikët e CTS që do të çojë në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.