Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kapet një grua spiune në Austri, ministri i Brendshëm akuzon Turqinë

Bota E diel, 6 Shtator 2020 11:52
Kapet një grua spiune në Austri, ministri i Brendshëm akuzon Turqinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shërbimi sekret turk përpiqet të rekrutojë në gjithë Evropën informatorë nga qarqet e imigrantëve që të mbikëqyrin kundërshtarët e Presidentit turk Rexhep Erdogan.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Nuk ka vend për spiunazh turk në Austri”, me këto fjalë e hapi ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer një konferencë të posaçme shtypi gjatë së cilës njoftoi se shërbimi austriak kundër spiunazhit ka zbuluar në Vjenë të paktën një spiun të shërbimit sekret turk për botën e jashtme MIT. “Sipas hetimeve personi i akuzuar pranoi se ishte rekrutuar nga shërbimi sekret turk për të spiunuar emigrantë me origjinë turke në Austri dhe për të raportuar për ta tek autoritetet turke “. Sipas mediave austriake fjala është për një grua me origjinë turke.

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 2 orësh
Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Para 2 orësh
Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

Para 13 orësh

Ky rast nuk është një rast i izoluar dhe tregon se kemi të bëjmë me një sistem. Po ashtu ai është një dëshmi tjetër për taktikat, detyrat dhe qëllimet e shërbimit sekret turk për botën e jashtme.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Demonstrata në lagjen Favoriten të Vjenës në fundit të qershorit 2020 ku pati përplasje të dhunshme midis nacionalistëve turq dhe demonstruesve kurdë

Rasti i tanishëm i spiunazhit ra në sy javën e fundit të qershorit 2020. Në lagjen Favoriten të Vjenës pati përplasje të dhunshme midis nacionalistëve turq dhe demonstruesve kurdë. Ministri i Brendshëm Nehammer tha se gjatë këtyre demonstratave kishin rënë në sy persona që xhironin me video demonstruesit dhe pas demonstratës, 35 nënshtetas austriakë me origjinë turke ishin arrestuar kur po hynin në Turqi. Atyre u treguan fotografi të bëra gjatë demonstratës në lagjen Favoriten në Vjenë dhe i akuzuan për vepra të ndryshme penale.

Pas demonstratës Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm Nehammer deklaruan se veprimet e dhunshme ishin nxitur “nga jashtë”. “Ne nuk do të lejojmë që konfliktet nga Turqia të transferohen në Austri dhe të shkaktojnë dhunë në rrugët tona,” tha Kancelari Kurz.

Ankaraja reagoi po me akuza ndaj deklaratave energjike të qeverisë austriake: Austria nuk po vepron kundër “terroristëve” – pra kundër Partisë Punëtore Kurde PKK, e cila në Turqi është e ndaluar.

Spiunimi dhe rrëmbimi i kundërshtarëve politikë: MIT në Evropë

Eksperti austriak për shërbimet sekrete Dr. Thomas Riegler thotë se veprimet e shërbimeve sekrete në Vjenë duket se po dalin nga kontrolli. Pas një sulmi kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme austriake në shkurt të vitit 2020 dhe vrasjes së blogerit çeçen Mamichan Umarov në korrik 2020, qeveria gjendet nën presion për të marrë masa. Sipas ekspertit shërbimi sekret turk është veçanërisht aktiv.

Veprimet e shërbimit sekret turk MIT (Millî ?stihbarat Te?kilât?) në Austri nuk janë një rast i izoluar. Në të gjithë Evropën MIT përpiqet të rekrutojë informatorë nga qarqet e imigrantëve që të mbikëqyrin kundërshtarët e Presidentit turk Rexhep Erdogan dhe t’u bëjnë atyre presion. MIT është veçanërisht e pranishme atje ku ka një përqendrim të lartë të turqve jashtë vendit dhe qyetarëve me origjinë turke.

Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, për të cilën akuzohet predikuesi Fethullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, MIT i ka intensifikuar veprimet e tij në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës. Kështu në verën e vitit 2016 qeveria turke publikoi një adresë ku supozohej se jetonte Adil Öksüz në Berlin. Öksuz thuhet se ka qenë një figurë qendrore e grushtit të shtetit dhe ka kërkuar azil në Gjermani. Adresa me sa duket është gjetur prej informatorëve të shërbimi sekret turk në Berlin.

Rasti më spektakolar ndodhi në mars 2018 kur agjentët e MIT në Kosovë nxorën gjashtë mbështetës të dyshuar të Gylenit nga makinat e tyre dhe i çuan ata në Turqi. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut mendohet se midis vitit 2016 dhe 2020 MIT ka rrëmbyer 31 vetë. Aksionet e MIT shtrihen nga Zvicra, në Kosovë, Ukrainë, Republika e Moldavisë deri në Kazakistan, Azerbajxhan, Malajzi, Pakistan, Gabun dhe Mianmar.

Austria nuk dëshiron të përfshihet në këtë listë. Ministri i Brendshëm Nehammer dhe Ministrja e Integrimit Susanne Raab e bënë të qartë këtë në konferencën e posaçme për shtyp të martën (01.09): “Austria është vënë në shënjestër të spiunazhit turk. Shërbimi sekret turk ushtron ndikim mbi individë, shoqata dhe xhami. Krahu i gjatë i Erdogani arrin deri në lagjen Favoriten në Vjenë dhe është helm për integrimin. Ne nuk e tolerojmë këtë ndikim “. Se ç’masa mbrojtëse synon të marrë Austria mbetet e hapur./DW/

Etiketat e lidhura

austrispiunë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 10 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 14 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 15 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 24 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.