Kapet sasia rekord e kokainës në histori: 4.4 ton, do shkonte në Itali
Autoritetet në Uruguaj kanë sekuestruar 4,4 ton kokainë, ton, ngarkesa më e madhe e kapur në historinë e këtij vendi, me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë.
Kokaina, e konstatuar nga skaneri, u konfiskua në një operacion të përbashkët midis oficerëve të marinës dhe doganave në portin e Montevideo.
Kokaina ishte fshehur në katër kontejnerë me miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togo. Uruguaji konsiderohet si një urë tranzit për drogën nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë.
Rekordi i mëparshëm ishte në nëntor, kur autoritetet zbuluan një kontenier me tre ton kokainë po në portin e Montevideo
Zëdhënësi i portit u tha gazetarëve se në kontenierin e parë ishin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila. Kontenierët do të ngarkoheshin në anije që do të shkonin në Itali, bëjnë të ditur mediat vendase.
Ende nuk dihet origjina e kokainës ndërkohë që ministri i Brendshëm njoftoi arrestimin e pronarit dhe djalit të tij.