Karabinierët bllokojnë 2 shqiptarë, njëri prej tyre arratiset duke u hedhur në lumë
Një burrë me origjinë shqiptare u hodh vetë në lumin Sieve pasi u ndalua nga karabinierët si pjesë e një aktiviteti që synonte ti vinte në kontrroll mbi vjedhjet në shtëpitë e komunës Rufina (Firence).
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e mërkurë 4 Mars.
Sipas burimeve lokale, të dy shqiptarët po ktheheshin në makinën e tyre, të parkuar në Rufina, derisa disa karabinierë i bllokuan për t’i kërkuar dokumente.
Në atë moment, të dy burrat u arratisën në këmbë, duke i dhënë fund arratisjes së tyre me dy fatet të ndryshme.
20 vjeçari ishte bllokuar menjëherë dhe kishte me vete ca bizhuteri të vjedhura.
Shqiptari tjetër ka zgjedhur një rrugë më të vështirë duke u hedhur në lumë duke u zhdukur brenda ujërave dhe rrymës së lumit. E gjithë gjë ndodhi rreth orës 10 të ditës së djeshme.
Burri që u hodh në lumë është ende në kërkim.
Ajo që karabinierët kanë frikë është se mbase i arratisuri ka humbur jetën, duke pasur parasysh forcën e rrymës së lumit, ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë vdekur përpara se të mund të arrijë në bregun e tjetër.