Kartelet e drogës, luftë të përgjakshme për fronin e ‘El Chapo’

Në një botë ku gjithçka blihet dhe paguhet me gjak, dhuna nuk është kurrë larg lordëve të drogës në Meksikë.​ Tani kur Joaquin “El Chapo” Guzmán është arrestuar nga autoritetet dhe ekstradohet në SHBA, një luftë e vërtetë ka nisur për fronin e tij.

Arrestimi i tij ka lënë vakum në zonë, duke rritur numrin e vrasjeve në këtë zonë. Sipas The Daily Beast, në tre muajt e kaluar në Tierra Caliente janë shënuar më shumë se 340 vrasje në krahasim me komunat fqinje.

Vetëm në muajin e fundit, autoritetet kanë regjistruar të paktën 35 ‘të zhdukur’, përfshirë disa fëmijë që ndikuan në mbylljen e shkollave në regjion. Në një rast, 30 burra të veshur si policë terrorizuan një shkollë dhe rrëmbyen drejtorin dhe katër mësues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para vitit 2015, organizata kriminale në regjion ishte e dominuar nga grupet nga Sinaloa dhe Tamaulipas, që në të kaluarën kontrolloheshin nga El Chapo. Por në vitin e kaluar organizata të reja kanë nisur të konkurrojnë të vjetrat. Banda të reja po zhvillohen pas kapjes së El Chapo duke shtuar dhunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto organizata të reja janë emëruar të tilla si Los Rojos, Guerreros Unidos dhe i Jalisco New Generation Cartel që të gjitha duke tentuar të krijojnë emra për vete. Kështu derisa nuk e ka liderin, karteli i Sinaloas nuk ka dyshim se duhet të mendoj zëvendësimin e El Chapo. Por, derisa ajo ditë të vijë, froni i tij do të vazhdojë të mbetet si ferr./Express.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?