Katalonja rezolutë për ndarjen nga Spanja, drejt pavarësisë
Kushtetuta e Spanjës nuk lejon ndarjen e ndonjë rajoni të territorit të saj.
E megjithatë, qeveria rajonale e Katalonjës ka miratuar sot një rezolutë që e ndan këtë rajon prej saj, duke nisur kështu të ashtuquajturin udhërrëfyes drejt pavarësisë nga Mbretëria e Madridit, gjë të cilën qeveria qendrore është angazhuar prej kohësh dhe ka premtuar se do ta bllokojë.
Konkretisht, qeveria spanjolle e qendrës së djathtë e kryeministrit Mariano Rajoy, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të dhjetorit, ka bërë të ditur se do të synojë urgjentisht bllokimin e kësaj rezolute në gjykatë.
Kjo e fundit përmban deklaratën e mëvetësimit, hapi i parë ky që sipas partive pro pavarësisë, do t’i udhëheqë ata drejt ndarjes së rajonit verilindor nga Mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve.