Katastrofa nukleare në Fukushimë, hapet muzeu që rrëfen tragjedinë

Muzeu i parë publik që tregon trashëgiminë e aksidentit bërthamor të vitit 2011 është hapur të dielën në prefekturën e Fukushimës, në veri-lindje të Japonisë. Muzeu shërben si memorial i tërmetit të madh dhe katastrofës nukleare që pasoi, ndodhet në qytetin Futaba, ku në mars u hoq urdhri për evakuimin e popullsisë.

Futaba është një nga qytetet ku ndodhet impianti bërthamor i Fukushimës, tre reaktorë të të cilit u shkrinë pas tërmetit masiv dhe cunamit të marsit të vitit 2011. “Përpjekjet për të imagjinuar eksperiencën tonë nuk mjaftojnë. Kush do të mësojë më shumë duhet të vijë këtu”, rrëfen një banor i zonës.

Muzeu ka ekrane të mëdha që tregojnë se si dukeshin komunitetet menjëherë pas aksidentit dhe se si ata u larguan nga zona. Rreth 150 objekte dhe video janë në dispozicion të vizitorëve, të cilat tregojnë edhe përpjekjet e dekontaminimit dhe impaktin e zgjatur të aksidentit.

SHKARKO APP