Katër serbë kapen me kokainë në Francë, vlera 70 mln euro

Në ishujt Azore në oqeanin Atlantik janë djegur 1.15 tonë lëndë narkotike e llojit kokainë, sasi këtë të cilën e kishte sjell grupi kriminal nga Serbia me qëllim që ta shiste në Europë.

Me këtë rast, autoritetet franceze kanë arrestuar katër shtetas të Serbisë, sipas medieve franceze.

Policia e Portugalisë ka djegur sasinë e sekuestruar të kokainës para 2 dite. Kapja e këtyre trafikantëve kishte arritur pas një operacioni të përbashkët mes Francës dhe Britanisë së Madhe, thuhet në njoftimin e qeverisë franceze.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e djegur deri më tani në ishujt Azore”(1.500 km nga bregdeti portugez), kanë bërë të ditur autoritetet portugeze.

Vlera e kokainës së djegur arrin deri 70 milionë euro.

SHKARKO APP