Katër shtete të mëdha në SHBA lëshojnë urdhërin: Qëndroni në shtëpi

Nju Jorku dhe Illinois, të premten u janë bashkëngjitur Kalifornisë me kërkesën ndaj dhjetëra miliona njerëzve të qëndrojnë në shtëpi si masë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Kjo masë që prek më shumë se 70 milionë njerëz në SHBA, ka çuar në mbylljen e të gjitha bizneseve dhe vendeve publike përvec atyre esenciale.

Guvernatori i Nju Xhersit ka paralajmëruar masa të njëjta në kohën kur po luftohet shpërndarja e koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër shtetet që do të mbyllin së shpejti bizneset jo-esenciale, përbëjnë 30 për qind të ekonomisë amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koronavirusi, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë 250 persona në SHBA dhe ka infektuar mbi 14,000 të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?