KE, hetim ligjeve të Polonisë për gjykatat dhe mediat

Komisioni Evropian ka hapur një hetim të papreçedentë ndaj një vendi anëtar. Bëhet fjalë për Poloninë, për të cilën Brukseli dyshon se ligjet e reja të miratuara nga ky vend shkel rregullat demokratike të BE-së.

Zv.presidenti Frans Timmermans njoftoi kryerjen e një “mbikëqyrjeje paraprake” në bazë të “mekanizmit ligjor të rregullave” të Unionit.

Hetimi ka të bëjë me ndryshimet që qeveria polake e krahut të djathtë ka bërë në ligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mekanizimi i BE-së i lejon Komisionit që të ushtrojë presion ndaj një vendi anëtar për të ndryshuar çdo masë që konsiderohet një “kërcënim sistematik” ndaj vlerave themelore të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky hap i Brukselit vjen pasi presidenti Andrzej Duda aprovoi ligjet e kontestueshme që i lejojnë partisë konservatore për Ligj dhe Drejtësi të caktojë krerët e televizionit dhe radios publike, si dhe të zgjedhë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese të Polonisë.

Duke iu drejtuar parlamentit polak të mërkurën, kryeministrja Beata Szydlo mohoi akuzat që qeveria e saj të ketë shkelur normat demokratike.

“Demokracia në Poloni është shëndosh e mirë”, theksoi ajo, duke shtuar se qeveria po vazhdon realizimin e një programi të mbështetur nga polakët në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit, që sollën në pushtet partinë për Ligj dhe Drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?